PDK kërkon nga Qeveria Kurti që të fillojë shpërndarjen e 200 milionë eurove nga Pakoja për Rimëkëmbje

0

                              Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të bëhet shpërndarja e 200 milionë eurove nga Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike. Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka kërkuar që këto 200 milionë që janë aprovuar në Kuvend të fillojnë dhe t’u shpërndahen biyneseve. “Qeveria duhet ta zbatojë ligjin që është aprovuar në Kuvend. Kërkesa jonë konsiston në atë që të që zbatohet ligji, që këto 200 milionë të aprovuara në Kuvend të fillojnë t’u shpërndahen bizneseve. Mbyllja e gastronomisë nuk prodhon efekte negative vetëm te gastonomia. Duhet të ketë masa të sakta të qarta dhe të zbatohet vendimi. Dëgjova që do të kompensohen pagat e punëtorëve dhe qiratë. Është kërkesë e jona, do të jemi shumë kërkues që këto 200 milionë euro të ndahen për bizneset. Kërkojmë prej Qeverisë një program të veçantë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Kosova del se është ndër vendet e Ballkanit që do ta ketë rënien më të madhe ekonomike. Është koha e fundit që të zbatohet ligji që është aprovuar në Kuvend”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *