PDK: Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin

            Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Sipas Çitakut, me këtë akt, Kurti ka pranuar edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në postimin e saj, Çitaku ka bashkangjitur edhe deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian, ku citohet pranimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkuara edhe më herët, përfshirë Asociacionin.“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, I cili e përmbanë Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme”, shkroi ajo në Facebook.“Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, shkroi tutje.Në anën tjetër, kur u pyet nga gazetarët se a e kundërshton ende Asociacionin, siç e kishte kundërshtuar sa ishte në opozitë, vetë Kurti tha se për këtë temë është deklaruar tashmë, duke shmangur përgjigjen. /Reporteri.net/.