PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues: Votohet Kryesia e Re dhe i jepet mbështetja e plotë Bedri Hamzës si kandidat për Kryeministër
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të Kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.Në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një Qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euro-atlantik, Kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit.Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.Si pjesë të rëndësishme për rritje dhe fuqizim të partisë janë edhe aderimet e kuadrove të ri profesional të cilët tashmë kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, e do të vazhdojnë edhe më tej në ditët në vijim, siç ishte rasti me gjenerallejtënant Rrahman Rama.Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Kryetari Krasniqi. Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza. Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë Kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.
Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:
1. Memli Krasniqi, Kryetar
2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
3. Bedri Hamza, Nënkryetar
4. Uran Ismaili, Nënkryetar
5. Agim Aliu, Nënkryetar
6. Shaqir Totaj, Nënkryetar
7. Besianë Musmurati, Nënkryetare
8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
13. Enver Hoxhaj
14. Rrahman Rama
15. Jakup Nura
16. Sokol Bashota
17. Evgjeni Thaçi – Dragusha
18. Nexhat Demaku
19. Besa Kabashi – Ramaj
20. Zenun Pajaziti
21. Valdete Idrizi
22. Elmi Reçica
23. Mërgim Lushtaku
24. Ferat Shala
25. Fehmi Mujota
26. Petrit Hajdari
27. Eliza Hoxha
28. Ganimete Musliu
29. Blerta Deliu – Kodra
30. Ariana Musliu – Shoshi
31. Floretë Zejnullahu
32. Blerand Stavileci
33. Luljeta Veselaj – Gutaj
34. Muhamet Haliti
35. Kujtim Gashi
36. Safete Hadërgjonaj
37. Genc Prelvukaj
38. Kurtan Kajtazi
39. Bekim Azizi
40. Përparim Gruda
41. Arben Mustafa
42. Aurora Osmani – Buca
43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
· Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
· Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së