PDK mbështet idenë që Lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje “Lulëkuqës së Kosovës” që të bëhet simbol i pëerkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.Kështu ka thënë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.“Sot, në Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës i japim mbështetje “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol të përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur””, ka shkruar Krasniqi.