PDK në Prizren kërkon që të ndihmohet ekonomia e Prizrenit me 5 milion euro nga buxheti i vitit 2021
Në konferencën e sotme të mbajtur në nënkryetari Kujtim Gashi e ku ishin edhe Simir Krasniqi, kryetar i grupit parlamentar , Dafina Bllaca kuvendare dhe kryesuesi Sulltan Badallaj është kërkuar që për shkak të pandemisë të ndahen 5 milion euro për të ndihmuar ekonominë e këtij qyteti .Këto ishin kërkesat:.
Për: Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka
Për: Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sulltan Badalli
Nga: Grupi i kuvendarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren
Lënda: Propozim për miratimin e pakos së parë ekonomike emergjente në Komunën e Prizrenit
Me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës me pandeminë, PROPOZOJMË që në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, të planifikohet një pako ekonomike emergjente në shumë prej 5 milionë euro, për t’i ndihmuar të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, të cilët janë dëmtuar nga efektet negative të pandemisë të shkaktuara nga Virusi Covid-19, në Komunën e Prizrenit.
Fondet e propozuara në pakon ekonomike emergjente janë:
1. 400.000 € nga pozicioni i subvencioneve, për biznesin e sektorit privat, të cilat do të ndahen në formë të grandeve, ku do të mbulohen shpenzimet operative për bizneset që kanë pasur probleme rreth funksionimit të rregullt gjatë pandemisë (mbulimi i shpenzimeve operative: qiratë, pagesat për punëtorët etj.
2. 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për ta ndihmuar sektorin e prodhimtarisë me pajisje teknike me qëllim të funksionimit normal të tyre.
3. 300.000 € nga pozicioni i subvencioneve për sektorin e bujqësisë, të cilat do të ndahen në formë të grandeve për fermerët e komunës së Prizrenit.
4. 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për t’i ndihmuar fermerët e komunës së Prizrenit me pajisje teknike për zhvillimin e bujqësisë dhe funksionimin e këtij sektori.
5. 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar, për familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për 6 muajt e parë të vitit 2021.
6. 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për t’i furnizuar objektet e mjekësisë familjare me barna dhe pajisje të nevojshme për stafin shëndetësor, si dhe përmes këtij fondi të sigurohen 1 milion maska dhe pako higjienike për nxënësit dhe personelin arsimor në shkolla, por edhe për qytetarët e komunës së Prizrenit.
7. 550.000 € për ta përkrahur kulturën, rininë dhe sportin; ansamblet kulturore, teatrot, organizatat kulturore, skenën e pavarur të kulturës, klubet sportive, me theks të veçantë KF ‘Liria’ dhe KB ‘Bashkimi’, si dhe organizatat dhe keshillat e të rinjve të Komunës së Prizrenit. Nga ky fond, 250.000 euro ndahen nga pozicioni i subvencioneve për ndihmë direkt me mjete financiare, kurse 300.000 euro nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të përdorën për rekuizita sportive, kulturore e rinore.
8. 750.000 € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, për t’i furnizuar me pako higjienike dhe material për ngrohje gjatë dimrit për institucionet dhe shoqatat që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe familjet që janë me asistencë sociale, pra familjet me kushte të rënda ekonomike.
Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, kërkon nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i kuvendit të komunës, që këtë pako ekonomike emergjente ta propozojnë për miratim në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit,