PDK: Nuk e mbështesim Osmanin për presidente

0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se kjo parti në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës, njofton Insajderi.“Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit”.Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së partisë, Enver Hoxhaj pas mbledhjes maratonike të Këshillit Drejtues të PDK-së.“Këshilli drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani. Një vendim të tillë e mbështet edhe kryesia”, tha Hoxhaj.Hoxhaj po ashtu ka bërë të ditur se Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë, por një kërkesë e tillë nuk është përkrahur nga anëtarët e tjerë të këshillit.I pyetur se a do të qëndrojnë deputetët e PDK-së në sallë ditën e votimit të shefit të ri të shtetit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se “nuk e kemi profesion pjesëmarrjen, por politikën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *