PDK po e shqyrton mundësinë që shkarkimin e Dakës ta dërgojë në Kushtetuese
Parlamentar Partisë Demokratike të Kosovës po e shqyrton që shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, njofton Insajderi.Subjekti më i madh opozitar të hënën përmes një konference për media kundërshtoi vendimin e presidentes që ta largojë nga detyra Valdete Dakën.Tahiri në Pressing shtoi se ekspertët juridike brenda partisë kanë filluar që ta shqyrtojnë mundësinë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.“Shkarkimi është i papranueshëm duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit të organizuara kanë qenë në mënyrë të rregullt. Duke marrë parasysh se dy palë zgjedhjet e fundit i ka fituar VV-ja, atëherë e shohim edhe si të paarsyeshëm këtë vendim”, ka thënë Tahiri.Edhe dy partitë e tjera opozitare; Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur kundërshtim ndaj vendimit të presidentes.