PDK pret zgjedhje të reja në pranverë, shkak formimi i Asociacionit
Qeveria vazhdon të insistojë në mos themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht presionit ndërkombëtar.Këtë qëndrim partia më e madhe opozitare, PDK, e vlerëson si kartë të Lëvizjes Vetëvendosje për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm.PDK-ja thotë se për cilëndo situatë të mundshme përgjegjësia bie mbi qeverinë.Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Asociacioni është njëri nga pretekstet për ikjen e Kurtit në pranverën e ardhshme, por janë edhe problemet e tjera sociale dhe energjetike, me të cilat Qeveria po ballafaqohet.“Faktikisht, qeveria po tregohet se nuk ka fare alternativë për zgjidhjen e këtyre problemeve”, tha Shala për RTV Dukagjinin.Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përmend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti 1 vitin e kaluar.Ai thotë se rrëzimi eventual i Qeverisë në emër të dialogut mund të sjell pasoja të mëdha politike për subjektet e tjera.“Është e pamundur, në përbërjen e tanishme të Kuvendit, të ratifikohen marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Në momentin kur ardhur LVV në pushtet e kemi zgjidh dilemën e parë, që në fakt është të pamundësohet, qoftë përmes qeverisë apo Kuvendit, të kalojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Dhe për këtë ne zotohemi dhe do të zbatohet deri në fund”, ka thënë Muja.Muja tha se Kosova është e hapur për dialog me Serbinë, por i cili, sipas tij, është në interes të qytetarëve dhe të paqes në Ballkanin Perëndimor.