PDK: “Qeveria në hije” do të krijohet menjëherë pas festave të fundvitit

0

Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi ka folur për formimin e kabinetit të “Qeverisë në hije” ngjashëm me praktikën e para 16 vjetëve.Gjoshi në dpt te Fidani në T7 ka thënë se menjëherë pas festave të fundvitit do të bëhet prezantimi i kabinetit.“Zotri Krasniqi është duke punuar në këtë drejtim bashkë me lidershipin e partisë dhe besoj që menjëherë pas festave të fundvitit do të kemi prezentimin e kabinetit të qeverisjes në hije por edhe një ndërrim të formatit të instituti për studime politike të PDK-së që ka qenë edhe zotim i zotriut Krasniqi”, ka thënë Gjoshi. Tutje ai ka folur edhe se kush do të jetë pjesë e këtij kabineti, duke theksuar se do të dominojnë njerëzit e rinj.“Do ta kemi gjithsesi kabinetin i cili përveç që do të jetë një përcjellës i vazhdueshëm i qeverisë do të jap edhe alternativa për shumë fusha të caktuara për qeverisje më të mirë. Do të jetë një kombinim me siguri, do të donimijë pjesa e njerëzve të rinj për arsye se në që jemi në PDK kemi nevojë për shtim të radhëve tona me qëllim që mu përgatit kurdo që vijmë në pushtet”, ka thënë Gjoshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *