PDK reagon pas raportit të auditorit ndaj komunës së Prizren, me një mal ankesa

0

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2019, i është dorëzuar Komunës së Prizrenit, në muajin gusht 2020.

Nga 29 rekomandime që i ka dhënë Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2018, Komuna:

-8 prej tyre i ka zbatuar;

-3 pjesërisht të zbatuara;

-6 rekomandime të mbyllura dhe

-12 nuk janë zbatuar fare.

ZKA për vitin 2019, Komunës dhe Kryetarit Haskuka i’a ka shtuar edhe 23 rekomandime, sepse ka “qeverisë mirë “!

Në vitin 2019 Komuna kishte realizuar 84% të buxhetit final (kurse realizimi i investimeve kapitale vetëm 72 %, që e ka diskualifikuar Komunën e Prizrenit, për të pasur të drejtë të pretendoj për grantin e performancës që ipet donacion nga shtetet mike).

Në kontekstin e sistemit financiar, kontrollet janë të vendosura, megjithatë, kontrollet mbi një sërë fushash të shpenzimeve dhe të hyrave kërkojnë përmirësim të mëtejshëm.

Dobësitë e paraqitura janë, duke filluar nga:

-keqklasifikimi i shpenzimeve;

-menaxhimi i të hyrave;

-menaxhimi i personelit dhe i shpenzimeve e pasurive dhe

-rritje e vazhdueshme e llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve.

Në vijim do t’i paraqesim disa nga të gjeturat dhe rekomandimet për tejkalimin e tyre.

1. Klasifikim jo adekuat i shpenzimeve 

Rekomandimi:

Kryetari i Komunës duhet të siguroj që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kërkesat të planifikohen dhe të kategorizohen sipas ndarjes adekuate të buxhetit.

2. Shfrytëzimi i parregullt i pronave komunale 

Rekomandimi:

Kryetari i Komunës duhet të siguroj marrjen e masave për largimin e shfrytëzuesve ilegal nga pronat publike, arkëtimin e borxheve dhe më pastaj dhënia e pronës me qira.

3. Mungesa e dokumentacionit për lëshimin e lejes ndërtimore

Rekomandimi:

Kryetari duhet të shtoj kontrollet në mënyrë që të gjitha lejet ndërtimore, të lëshohen sipas kërkesave ligjore dhe të hyrat të inkasohen në kohën e duhur.

4. Mangësi në llogaritjen e bazës së tatimit në pronë

Rekomandimi:

Kryetari i Komunës duhet të siguroj bashkëpunim dhe komunikim më të mirë, në mes të Departamentit të Tatimit në Pronë Komunal dhe Ministrisë së Financave.

5. Parregullsi në angazhimin e stafit për shërbime të veçanta

Rekomandimi:

Kryetari duhet të siguroj se marrëveshjet për shërbime të veçanta, të planifikohen drejt dhe angazhimet për këto shërbime të mos zgjasin më shumë se afati i paraparë ligjor.

6. Fituesi i kontratës me obligime ndaj ATK-së

Rekomandimi:

Kryetari të sigurohet që menaxheri i prokurimit nuk nënshkruan kontrata pa siguruar se janë plotësuar edhe kushtet e pranueshmërisë së tenderëve.

7. Mangësi gjatë subvensionimit të OJQ-ve

Rekomandimi:

Kryetari duhet të siguroj që ka transparencë në procedura dhe vendimmarrje në gjithë ciklin e ofrimit të mbështetjes financiare, duke përfshirë publikimin e kritereve dhe procedurave, aplikimin, vendimmarrjen dhe përzgjedhjen e përfituesve. Çdo ofrues i mbështetjes financiare (Komuna) që planifikon mbështetje financiare për OJQ-të, duhet të disponojnë me kapacitete institucionale, duke përfshirë burimet e nevojshme njerëzore për të zbatuar kërkesat ligjore. Komisioni vlerësues të përbëhet nga anëtarë që kanë përvojë dhe integritet, me mandat për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve, në të kundërtën duhet të zbatohet parimi i llogaridhënies për shfrytëzimin e këtyre fondeve.

8. Mungesa e projektit ekzekutiv

Rekomandimi:

Kryetari duhet të siguroj që hartimi i projekteve ekzekutive, të realizohet në pajtim me kërkesat ligjore, gjegjësisht hartimin e tyre para inicimit të procedurave të prokurimit.

9. Ndryshimi i pozicioneve të paramasës jo në pajtim me procedurat ligjore

Rekomandimi:

Kryetari përmes menaxherëve të kontratave, duhet të sigurohet që fillimisht të mos lejoj ndryshime-tejkalime të pozicioneve të paramasave të kontraktuara, dhe nëse paraqitet nevoja për ndryshime, të raportohet për çdo devijim nga termat dhe kushtet e kontratës.

10. Vonesa në ekzekutimin e kontratave

Rekomandimi:

Kryetari duhet të siguroj që paraprakisht të eliminohen kontestet pronësore, të sigurohen fondet e nevojshme, planifikimi i mirëfilltë si dhe të forcohen kontrollet në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve, në mënyrë që ato të përfundohen me kohë sipas planit dinamik.

11. Dobësi në menaxhimin e pagesave

Ndikimi: Realizimi i pagesave pa zbatuar kontrollet e brendshme, ka reflektuar me daljen e pa rregullt të parasë apo shpenzimin e buxhetit për punët /shërbimet që nuk janë realizuar/pranuar.

Rekomandimi:

Kryetari duhet të siguroj që për të gjitha shpenzimet, paraprakisht personat përgjegjës ushtrojnë kontrollet adekuate, në mënyrë që të bëjnë barazimet e nevojshme para realizimit të pagesave.

12. Nivel i lartë i obligimeve të paguara jashtë afatit ligjor

Ndikimi: Si pasojë e vonesave të pagesave dhe mungesës së informacioneve të plota, mund të dobësohet aftësia e Komunës, për të parashikuar dhe menaxhuar nevojat për likuiditet.

Rekomandimi:

Kryetari duhet të forcoj kontrollet në procesin e menaxhimit të pagesave, për të siguruar që Komuna nuk hyn në obligime pa fonde të mjaftueshme dhe të gjitha faturat paguhen brenda afatit ligjor.

Funksioni i auditimit të brendshëm – OK

Njësia e auditimit të brendshëm (NJAB) operon vetëm me një anëtar – Drejtori i NJAB-së.

Në planin vjetor të auditimit, ishin planifikuar gjashtë auditime të rregullta dhe një auditim me kërkesën e menaxhmentit dhe të gjitha ishin përfunduar. Ato kishin mbuluar fusha të ndryshme. Komiteti i auditimit ka mbajtur tri takime konsultative dhe tri takime të rregullta, i cili me aktivitetet e tij kishte arritur të siguroj fuqizimin e rolit të auditimit të brendshëm.

Rekomandimet për vitin 2019 janë 23

-Të hyrat 5 rekomandime;

-Investimet kapitale 5 rekomandime;

-Mallra dhe shërbime 4 rekomandime dhe

-Detyrimet 3 rekomandime.

Si përfundim mund të themi se kemi një çasje joserioze dhe jo konstruktive nga ana e Kryetarit Haskuka.

Është më tepër se evidente se kemi mungesë drastike të kapaciteteve menaxhuese nga ana e ekzekutivit, që për pasojë ka të gjitha këto parregullsi që po ndodhin dhe po rrezikojnë seriozisht funksionimin normal të Komunës së Prizrenit.

Fakti se për vitin 2019 kemi 23 rekomandime të reja, është argument se kemi pasur mungesë serioze të performancës, prandaj edhe kërkohet përmirësim.

Kur kësaj i’a shtojmë edhe rritjen enorme të pozicionit të shpenzimeve që e kemi paraqitur kohë më parë, atëherë konkluzioni i mungesës drastike të performancës veq sa vjen e forcohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *