PDK: Skandali i Ambasadorit Berishaj me mafian energjetike dërgojnë në zyrën e Kryeministrit Kurti

                         Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas publikimit të një hulumtimi të mediave sllovene lidhur me skandalin e të Ambasadorit Martin Berishaj.Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se këto fakte të reja e vërtetojnë lidhjen e Kryeministrit Kurti me skandalin energjetik të Ambasadorit Berishaj. “Përmasat e skandalit të Ambasadorit Martin Berishaj me mafinë energjetike, tashmë kanë marrë rrugë dhe po shkojnë në një drejtim të vetëm – zyrën e Kryeministrit Albin Kurti. Përkundër se ky skandal, tash nuk është më vetëm çështje përgjegjësie juridike e penale por edhe degradim i shtetit të Kosovës, Martin Berishaj vazhdon të shërbej si ambasador”, shkruan ai. Tahiri është shprehur se shihet qartë se qëndrimin e padinjitetshëm në pozitën e ambasadorit, Berishajt ia siguron miku i tij Albin Kurti.“Është e qartë se këtë qëndrim të padinjitetshëm në pozitë, ia siguron miku i tij Albin Kurti, emëruesi i përbashkët i miqësisë të së cilëve është GEN-i dhe mafia energjetike e Ballkanit, në kurriz të taksapaguesve të Kosovës”, shkruan Tahiri.