PDK thërret konferencë për medie

0

Kjo është bërë të ditur përmes një njoftimi dërguar të shtunën nga kjo parti.

“Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp nesër 18 tetor”, thuhet në njoftim.

PDK nuk ka njoftuar për arsyet e kësaj konference, ndërkohë, kjo parti ka mbajtur një konferencë edhe të shtunën, ku ka kritikuar Qeverinë Hoti për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, drejtorin e ATK’së dhe atë të Doganave.

Nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj, ka thënë se shkarkimet politike që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti janë cenim i rëndë i institucioneve të pavarura dhe precedent i rrezikshëm për kapjen e institucioneve vitale.

“Sjellja e kësaj qeverie e ka goditur njërën prej të arriturave më të mëdha 20 vjeçare të qeverisjes në Kosovë – ‘mos hakmarrjen politike’ ndaj institucioneve të pavarura, pavarësisht cila parti ka qenë në pushtet”, tha Totaj.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=31353483&v=2.1&guid=294475f418934e6392c527363caf3de4ed146049f0a44f90856ae86ded8ca3c8 “Është për keqardhje që asnjë nga ambasadat e huaja, veçmas ajo e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, që ka qenë e përfshirë në përzgjedhjen e shumë drejtuesve të institucioneve të pavarura, nuk ka reaguar ende dhe po vazhdon të heshtë”, tha Totaj.

Totaj e ka lidhur shkarkimin e Qalajt me arrestimin e Haki Rugovës së LDK’së, duke e quajtur këtë akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të Ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *