Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare e mashtrim

0

                       Ndarja e  prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës për pensionistët në vend po shihet më shumë se është bërë për poena politike, raporton Ekonomia Online.Me anë të këtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale n? muajin nëntor do t? përfitojnë nga 100 euro shtes? mbi pensionin e rregullt dhe shtes?n aktuale.Disa nga pensionistët në Prishtinë po e shohin si mashtrim dhe hajgare ndarjen e kësaj shume.Tahir Aziri  tha se kjo shumë e ndarë për blerje votash.“Këto janë kurrgjë hiç, kanë luajt me neve sikur fëmijëve kur ta blen një çokollatë apo diçka, kanë deshtë me i ble votat këtë muaj. Ma mirë u kanë ne na vazhdu ka 10 a ka 15 për muajt e tjerë. Kjo është hajgare se di çka me thanë ma shumë”.E, Arsim Canolli tha se pensionistëve është dashur që jo vetëm një muaj por gjithmonë të ketë ndarje, duke e cilësuar si kategori e përbuzur dhe e mashtruar si në këtë rast.“Pensionistëve është dashur me ju nda jo për një muaj por gjithherë me iu dhënë sepse janë të ndarë shumë pas dore. Janë kategoria më e përbuzur qe nga paslufta. Çka me bë me 180 euro, të ishin kanë për gjithë kisha thanë por kjo është një shumë simbolike vetëm sa me mashtrua”, tha ai.E ka edhe prej tyre që nuk do ta marrin këtë shumë prej 100 euro, si shenjë revolte.Xhemajl Duraku tha se nuk i merr ato para pasi janë për “sadaka” dhe jo për pensionistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *