Për inate politike e interesa personale nuk bënë që të njollosen luftëtarët e lirisë
Baki Latifi veteran I luftës së UÇK-së, pyetjes sa po vlerësohen personalitet që dhanë kontribut për luften e UÇK-së, dhe lirinë e Kosovës?thotë ;” Sa i përket vlerësimit dhe sakrificës që bënë personalitete të ndryshme të vendit tonë për çlirimin e Kosovës nuk është për të dëshiruar.
Për të ardhur deri te këto ditë që ne sot po i gëzojmë u bë shumë mund e sakrifica të mëdha deri te lufta e lavdishme e UÇK-së
Sot, është lehtë të flasim e ti njollosim vlerat e UÇK-së, ama ku ishin këta njerëz para 21 viteve ? Që sot ja bëjnë argatin armikut duke shpifur e akuzuar prijësit e Luftës .Kujt i shërbejnë këta që jetojnë me propagandë që vetëm nga armiku i presim?. Këto shpifje që i ndëgjojm nga disa persona qoftë të politikës banalista e disa të tjerë të infektuar nga ky grupacion që për detyrë kanë njollosjen e Luftës çlirimtare.
Për inate politike e interesa personale nuk bënë që të njollosen luftëtarët e lirisë këtë “urrejtje” ndaj udhëheqësve të UÇK-së unë mendoj që shërbimet secrete, po ja arrijnë qëllimet e veta nëpërmjet personave që me bollëk po gjejnë në vendin tonë.
Andaj, mos i përzini vlerat e UÇK-së me interesat politike e personale mos t’ju krijojnë huti të rinjëve sepse një ditë gjaku i mijëra Dëshmorëve e Viktimave të Luftës do ju vret.
Luftën politike le ta vazhdojnë por, larg duart nga UÇK-ja”/qendrapress.com/