Për mungesë tē kuvendarëve nuk u mbajt mbledhja për faljen e 100 eurove

                    Me kërkesën e kuvendarëve te LVV sot,kryesuesja Antigona Bytyçi bazuar ne numrin e nënshkrimeve ka ftuar seancën e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit te ditës falja e 100 eurove nga tatimi mbi pronë .Fillimisht Adem Shabanaj nga LVV edhe njëherë njoftoi se pse e kanë ftuar këtë mbledhje. E lidhur me këtë teme diskutuan edhe Kuvendaret Haziz Hodaj , Ertan Simitqi, Karanfil Haxhillari.Për shkak të mungesës së kuorumit meqë ishin prezentë vetëm 18 kuvendarë .Kryesuesja e mbyllë seancën. Inserte Lidhur me këtë iniciativë nënkryetari i Komunës së Prizrenit Kujtim Gashi e vlerësoi se veprimi i kuvendarëve që nuk erdhën është një vetëdijesim .Për këtë fakt duhet te jetë shembull se prizrenasit tatimin ne pronë e kanë paguar 120 për qind .Kurse kjo do ta dëmtonte buxhetin për rreth 3 milion euro. Kurse ne e kemi bëre planifikimin Mendojë se kjo iniciative nuk është e sinqerte tha nënkryetari Gashi.