Për nder të 23 vjetorit të rënies së Heroit Agim Shala u majtë Marshi “Shtigjeve të lirisë Agim Shala”.

Sot për nder të 23 vjetorit të rënies së Heroit Agim Shala u mbajt Marshi “Shtigjeve të lirisë Agim Shala”. Në këtë marsh na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Zëvendës Komandanti i FSK-së Gjeneral Major Enver Cikaqi. Gjithashtu një falënderim për organizatorët ShB “Sharri” , Parlamentin studentor të Universitetit të Prizrenit dhe gjithë të pranishmit që sot ndanë kohën nga koha e tyre e çmuar për ti nderuar dhe përkujtuar Dëshmorët, ata që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë.

Me respekt në emër të familjes Shala nga Fidan Shala.