Për shkak të dëmtimeve rrënjësore dhe trupore disa lisa do të mënjanohen në rrugën ‘’Shuaip Spahiu’’pohon drejtori Çelë Lamaj
Drejtori i Shërbimeve Publike,në Prizren Çelë Lamaj, sot ,përmes një konferencë për media ka njoftuar, për punimet në rrugën “Shuaip Spahiu”, ku, pas një analize profesionale nga ekspertë të ndryshëm dhe të lëmive përkatëse është konstatuar, se disa lisa që duhet të largohen, për shkak të punimeve dhe se kanë dëmtime të shumta rrënjësore, trupore . Për çka edhe komisioni profesional ka konstatuar se ata paraqesin edhe rrezik për jetën e qytetarëve . Andaj, duhet të largohen për tu zëvendësuar me mbëltime dekorative që së paku kanë perimetrin trungor 15 cm dhe lartësi nga 3,5 deri në katër metra të lartë që do ët jenë edhe një zbukurim i kësaj pjesë të bukur të Prizrenit.
Ai po kushti ka njoftuar se që në mars, do të fillojë projekti më kapital i Prizrenit renovimi dhe rehabilitimi i plotë i sheshit ‘’Shadërvan’’, që kalon vlerën e 3 milion eurove, por që do të jetë njëri nga ato projekte që sheshit do të ia rikthej namin e dikurshëm
E gjithë kjo është bërë edhe në marrëveshje me Insititucionalisht edhe me trashëgiminë si dhe profesionalizëm përkatës, Derisa u tha kalldrëmi e këtij sheshi ajo që është ruajtur do të rivendoset dhe do ë jetë në shesh i bukur ashti siç e dëshirojnë jo vetëm prizrenasit por të gjithë.
Prandaj drejtori Lamaj kërkon edhe mirëkuptimin qytetarëve, shoqërisë civile dhe të gjithë atyre të tjerëve për një mirëkuptim se kjo bëhet në interes të së mirës për qytetarët dhe traditën e këtij qyteti