Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga muaji janar rriten edhe tarifat e ujit njofton “Hidroregjioni Jugor”.

  Nga  kompania “Hidroregjioni”  njoftonë se, duke filluar nga muaji janar, do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në kuadër të procesit tarifor 2026–2028.

Rishikimi i tarifave është bërë si rezultat :

I rritjes së çmimit të energjisë elektrike,

rritjes së kostove operative dhe mirëmbajtjes,

nevojës për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Tarifat e reja do të aplikohen në të gjitha kategoritë e konsumatorëve në përputhje me vendimin e ARRU-së dhe do të pasqyrohen në faturat mujore nga janari.

Qëllimi ynë mbetet sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe realizimi i projekteve investive në interes të qytetarëve,bënë  të ditur nga Kompania ‘’ Hidroregjioni  jugor’’