Për tri ditë u vaksinuan 1 mijë e 900 persona

0

                    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në konferencën për medie ka bërë të ditur se në ditën e tretë me radhë të fazës së dytë të vaksinimit, deri më tani janë vaksinuar 300 persona. Ai ka thënë tutje se në këto tri ditë kanë arritur numrin total prej 1 mijë e 900 të vaksinuarve. “Ditën e tretë më radhë të fazës së dytë të vaksinimit, deri më tani për sot, janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor, në nivel vendi. Nga totali i përgjithshëm për tri ditë kemi arriti 1900 dhe po shpresojmë që ky numër të jetë në rritje e sipër”, tha Bardhi në konferencën për medie. Ai bëri të ditur se vetëm dje nga ora 8 e mëngjesit kur ka filluar vaksinimi e deri në orët e pasdites janë vaksinuar 940 profesionistë shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *