Përçarja e inskenuar për fuqi politike Osmani-Kurti, në dëm të shtetit të Kosovës –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës
Diskrepanca e thellë në deklaratat e Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani tregon qasje që po lexohen hapur si tendenca për të treguar dhe imponuar fuqinë politike. Këta janë aktorë të të njëjtave agjenda anti-shtetit të Kosovës. Kjo përplasje e tyre e kohëpaskohshme është më shumë për efekte elektorale dhe në shërbim të agjendave të tyre. Çdo aferë politike që kanë shkaktuar me veprimet dhe vendimet politike të paharmonizuara me aleatët tanë, me theks të veçantë SHBA-në, ka pasur për qëllim tërheqjen e vëmendjes së spektrit politik, shoqërisë civile dhe mediave nga temat kryesore të dialogut dhe problemet e karakterit social-ekonomik që kanë ardhur si rezultat i keqqeverisjes në vend. Ky mos harmonizim e koordinim dhe kryeneçësia në tema për të cilat nuk e kemi miratimin e partnerëve ndërkombëtar në kuadër të QUINT dhe PUN, po bëhet në kurriz e në dëm të statusit të Kosovës në raportet ndërkombëtare. Prandaj, nisur nga pyetja juaj, deklaratat e Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani kërkojnë një qasje të qartë dhe të vendosur në mbrojtjen e interesave të Kosovës. Si parti opozitare, ne jemi të përkushtuar që të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë, dhe në këtë kuadër, strategjia e Kosovës duhet të bazohet në parimet e qarta kushtetuese dhe në interesat afatgjata të vendit. Në këtë kontekst, ne besojmë se Kosova nuk duhet të presë pafundësisht që Serbia të demonstrojë vullnetin për të zbatuar marrëveshjen. Historia ka dëshmuar se Serbia shpesh ka vepruar me taktika bllokuese dhe me mungesë të vullnetit të mirë për të respektuar marrëveshjet e arritura. Për këtë arsye, Kosova duhet të shqyrtojë me kujdes dhe seriozitet alternativa të tjera për të dalë nga ngërçi politik ku është futur. Përndryshe, dialogu është interes i Kosovës, dhe moszbatimi i marrëveshjeve të mëparshme të arritura vetëm sa do të krijojë status quo, që sipas vlerësimit të DASH, është vetëm interes i Serbisë dhe Rusisë, të cilat duan të ruajnë protagonizmin në rajon. Çdo marrëveshje e re është dëshmuar të jetë edhe më e dëmshme për vendin. Në vend të kërkimit të një zgjidhjeje të re, Kosova duhet të konsolidojë dhe të zbatojë marrëveshjet ekzistuese, të cilat janë arritur gjatë viteve të mëparshme dhe që përfaqësojnë një kornizë të rëndësishme për përmbylljen e dialogut me njohje të ndërsjellë dhe stabilitetin me demarkimin dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufirit. Në veçanti, marrëveshjet e vitit 2013, që janë të karakterit teknik, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin, e cila u dërgua nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, e zhveshi Asociacionin nga çdo kompetencë ekzekutive në 7 kapituj dhe 22 nene, duke e bërë të qartë se ky mekanizëm nuk mund të cenojë sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Për më tepër, është e rëndësishme të rikthehemi te Marrëveshja e Washingtonit, e cila u refuzua nga kjo qeveri, veprim që më pas u pasua edhe nga Serbia. Marrëveshja e Washingtonit kishte për qëllim krijimin e një bazamenti të fortë për stabilizimin e marrëdhënieve dhe përparimin drejt njohjes reciproke. Për fat të keq, ky moment u humb, duke u bërë një pengesë shtesë në rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. Një tjetër aspekt që duhet të theksohet është Marrëveshja e Brukselit, e cila u krijua si një pasojë e Marrëveshjes së Washingtonit dhe përfaqëson një qasje të tipit “All in One” që përfshin njohjen e ndërsjellë. Kjo marrëveshje përmban elemente të rëndësishme që mund të çojnë drejt një normalizimi të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse zbatohet në mënyrë korrekte dhe të plotë. Kosova duhet të fokusohet në këto marrëveshje ekzistuese, duke i konsideruar si themelin për çdo hap të mëtejshëm në dialogun me Serbinë dhe në përpjekjet për konsolidimin e shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare. Vetëm përmes respektimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme, ne mund të sigurojmë një proces të qëndrueshëm dhe të ndershëm që respekton interesat e shtetit të Kosovës dhe të popullit të saj. Në mënyrë që të mbrojmë interesat e Kosovës dhe të mos biem pre e strategjive bllokuese të Serbisë, ne propozojmë që çështjet e marrëveshjeve të pazbatueshme dhe të dëmshme për interesat e Kosovës, të cilat u arritën nga kjo nomenklaturë politike në qeveri, të sillen në Kuvend dhe të hidhen poshtë me votë. Këto marrëveshje jo vetëm që janë antikushtetuese, por edhe bien ndesh me interesat kombëtare të Kosovës. Për më tepër, nëse këto marrëveshje nuk kanë kaluar procedurat kushtetua . Ndaj qasjet e tyre, kërkojnë një qasje të qartë dhe të vendosur në mbrojtjen e interesave të Kosovës. Si parti opozitare, ne jemi të përkushtuar që të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë, dhe në këtë kuadër, strategjia e Kosovës duhet të bazohet në parimet e qarta kushtetuese dhe në interesat afatgjata të vendit. Deklaratat e Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani reflektojnë dy qasje të ndryshme për çështjen e zhbllokimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Presidentja Osmani sugjeron që Kosova duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të kërkojë garanci nga partnerët ndërkombëtarë, duke ndjekur një model të ngjashëm me Planin e Ahtisarit. Ndërsa Kryeministri Kurti insiston se nuk mund të ketë plan B pa respektuar planin A, duke theksuar se Kosova duhet të respektojë Marrëveshjen vetëm nëse edhe Serbia vepron njësoj. Në këtë kontekst, ne besojmë se Kosova nuk duhet të presë pafundësisht që Serbia të demonstrojë vullnetin për të zbatuar marrëveshjen. Historia ka dëshmuar se Serbia shpesh ka vepruar me taktika bllokuese dhe me mungesë të vullnetit të mirë për të respektuar marrëveshjet e arritura. Për këtë arsye, Kosova duhet të shqyrtojë me kujdes dhe seriozitet alternativa të tjera për të dalë nga ngërçi politik ku është futur. Përndryshe, dialogu është interes i Kosovës, dhe moszbatimi i marrëveshjeve të mëparshme të arritura vetëm sa do të krijojë status quo, që sipas vlerësimit të DASH është vetëm interes i Serbisë dhe Rusisë, të cilat duan të ruajnë protagonizmin në rajon. Çdo marrëveshje e re është dëshmuar të jetë edhe më e dëmshme për vendin. Në vend të kërkimit të një zgjidhjeje të re, Kosova duhet të konsolidojë dhe të zbatojë marrëveshjet ekzistuese, të cilat janë arritur gjatë viteve të mëparshme dhe që përfaqësojnë një kornizë të rëndësishme për përmbylljen e dialogut me njohje të ndërsjellë dhe stabilitetin me demarkimin dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufirit. Në veçanti, marrëveshjet e vitit 2013, që janë të karakterit teknik, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin, e cila u dërgua nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, e zhveshi Asociacionin nga çdo kompetencë ekzekutive në 7 kapituj dhe 22 nene, duke e bërë të qartë se ky mekanizëm nuk mund të cenojë sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Për më tepër, është e rëndësishme të rikthehemi te Marrëveshja e Washingtonit, e cila u refuzua nga kjo qeveri, veprim që më pas u pasua edhe nga Serbia. Marrëveshja e Washingtonit kishte për qëllim krijimin e një bazamenti të fortë për stabilizimin e marrëdhënieve dhe përparimin drejt njohjes reciproke. Për fat të keq, ky moment u humb, duke u bërë një pengesë shtesë në rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. Një tjetër aspekt që duhet të theksohet është Marrëveshja e Brukselit, e cila u krijua si një pasojë e Marrëveshjes së Washingtonit dhe përfaqëson një qasje të tipit “All in One” që përfshin njohjen e ndërsjellë. Kjo marrëveshje përmban elemente të rëndësishme që mund të çojnë drejt një normalizimi të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse zbatohet në mënyrë korrekte dhe të plotë. Kosova duhet të fokusohet në këto marrëveshje ekzistuese, duke i konsideruar si themelin për çdo hap të mëtejshëm në dialogun me Serbinë dhe në përpjekjet për konsolidimin e shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare. Vetëm përmes respektimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme, ne mund të sigurojmë një proces të qëndrueshëm dhe të ndershëm që respekton interesat e shtetit të Kosovës dhe të popullit të saj. Në mënyrë që të mbrojmë interesat e Kosovës dhe të mos biem pre e strategjive bllokuese të Serbisë, ne propozojmë që çështjet e marrëveshjeve të pazbatueshme dhe të dëmshme për interesat e Kosovës, të cilat u arritën nga kjo nomenklaturë politike në qeveri në vitin 2023, të sillen në Kuvend dhe të hidhen poshtë me votë. Këto marrëveshje jo vetëm që janë antikushtetuese, por edhe bien ndesh me interesat kombëtare të Kosovës. Për më tepër, nëse këto marrëveshje nuk kanë kaluar procedurat kushtetuese të ratifikimit në Kuvend dhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese, ato mund të përbëjnë edhe vepër penale të tradhtisë së lartë sipas legjislacionit të vendeve evropiane. Në këtë situatë, qasja më e mirë për Kosovën është të ruajë integritetin kushtetues dhe të mbrojë sovranitetin e saj me çdo kusht. Aleatët ndërkombëtarë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton vullnetin e popullit të Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të ligjit./www.QendraPress.com/