PËRDORIMI I TELEFONIT GJATË NGASJES SË AUTOMJETIT SHPËRQËNDRON VËMENDJEN –Shkruan: Lule Alidema, Psikologe klinike
Krahas zhvillimeve të teknologjsë, mjeteve të ndryshme që tashmë për shumë aspekte na e lehtësojnë jetën, por edhe për shumë aspekte del se na e vështërsojnë, ngarkojnë, komplikojnë, e me raste edhe na shpiejnë më afër rreziqeve çoftë atyre organike, psikologjike dhe fizike.
Krahas rrethanave, sa më shumë zhvillime apo arritje aq më tepër njeriu po ngarkohet nga aspekti psikologjik mbase çoftë me vetëdije apo pa vetëdije ai e absorbon atë çka i ofrohet, mundohet të e përvetësoj, posedoj dhe të eksploron me ato.
Me ç’rast, te njeriu po krijohet jeta dinamike, dhe se çdo ditë e tutje sikur po pason një minimizim i kohës te secili njeri dmth po zvogëlohet hapësira që njeriu ti jap vetes, sikur mundohet ta kapë çdo mundësi që i ofrohet.
Nga kjo dinamikë jete njeriu po përpiqet që brenda një intervali të caktuar kohe ta ndaj veten në shumë aktivitete njëkohësisht, gjë që dyshoj se është e gabueshme, e dëmshme dhe mund të jetë dhe me pasoja.
Në situata të tilla njeriu po e mbingarkon veten deri në tejkalimin e natyralitetit konstruktiv mendor e fizik të tij.
Secila mbingarkesë që kalon limitet e konstruktit normal paraqet rrezik të formave të ndryshme shëndetësore, atëherë duhet ndalur veten për korigjim.
Ne mendojmë se mundemi por në realitet nuk mundemi, jo gjithëçka që me mendje e bëjmë mund ta bëjmë dhe në vepër.
Mbingarkesa apo shpërndarja e tillë për pasojë nuk do sjellë as efektivitetin e duhur të asaj pune apo aktiviteti sido që te jetë.
Madje, mendja ynë tash me po këto zhvillime na bindë se tashmë jemi bërë më të shkathët më superior, mendojmë se mund të bëjmë diçka edhe përtej natyrës njerëzore që na lejon.
Normale se zhvillimet në kohë njeriut i mundësojnë dhe e nxisin të jetë më mendjehapur, më i ditur sepse është vet njeriu që e sjelli këtë zhvillim, por kapacitetin e aftësisë që njeriu ka natyrshëm nuk mund ta ndryshoj asnjë arritje.
Natyra është dhe mbetet natyrë!
Njeriu e ka të kufizuar mundësinë e aftësive për secilin aspekt, dmth çka mundet, deri sa mundet, kur mundet…!
Psh, sado zhvillime të bëhen njeriu gjithmonë ka mundësinë të bartë objektin me peshë supozojmë njëqind kilogramëshe, sado zhvillime të bëhen asnjëherë njeriu nuk mund ta ndryshoj aftësinë e caktuar natyrshëm për njeriun, asnjëherë njeriu nuk ka aftësinë që peshën njëqind kilogramëshe ta shëndrroj në njëmishe.
Pra, njeriu e ka të kufizuar aftësinë e përceptimeve dhe ndijimeve.
Është kufiri se si e sa njeriu mund të shoh larg, afër, dëgjoj, bartë, pranon, pajton, zhvillon aktivitete etj.
Andaj, dhe aftësinë e pranimit të informacioneve e ka të kufizuar, jo çdo gjë që sillet rreth njeriut e ka aftësinë ta dalloj dhe ta pranoj.
Njeriu ka aftësinë që brenda një momenti të zhvilloj apo dalloj deri dy eventualisht me vështërsi tri aktivitete që sillen rreth tij, dmth përtej këtyre dy-tri aktiviteteve informacionet tjera mbesin jashtë vetëdijes apo vëmendjes së njeriut.
Ambienti ku ne gjendemi në çdo sekond pëson ndryshime, por njeriu nuk e ka aftësinë të i dalloj ato ndryshime.
Ai dallon vetem dy deri në tri ndryshime dhe atë të dytin dhe tretin atëherë kur e përqëndron vëmendjen apo atëherë kur i jep qëllim vetes.
Aktivitetet e dyta apo të treta pengojnë përveç aktivitetin e parë që nuk lejon vëmendjen të jetë e përqëndruar, shkakton tension te personi, nuk jep rezultate të knaqshme por edhe mund të jetë e rrezikshme.
Psh, përsa ngasim automjetin përqëndrimi ynë eshtë tek drejtimi automjetit, dmth përqëndrimi vëmendjes tonë është në ngasje, ndërkohë neve na bie telefoni, ne do të mund flasim me zë me telefon mirëpo në këtë rast dobësohet aftësia e vëmendjes për drejtimin e automjetit!
Këto dy aktivitete njëkohësisht ku duhet vëmendja të përqahet në dy aktivitete sigurisht se do të janë pengesë në ngasjen e automjetit psh, mund të gabohet destinacioni i planifikuar, gabimet në rrugët, vështërsohet apo nuk shihen fare shenjat e komunikacionit, pengesat gjatë rrugës, pamundësohet dëgjimi i sirenave nga jashtë madje mund të ndeshet me situata më fatale.
Aq më tepër vëmendja shpërqëndrohet kur ngasësi i automjetit praktikon të shkruarit e mesazheve, kur bënë kalkulime dmth kur manipulon me telefon.
Dhe më tepër e rrezikshme është atëherë kur ngasësi njëkohësisht drejton ajtomjetin, flet në telefon me zë dhe ndëkohësisht i kërkohet të bëj llogaritje me numra, dmth tri aktivitete.
Këtu do të thotë se drejtuesi ballafaqohet njëkohësisht me tri aktivitete, me të shikuar, të folur dhe me numra(numrat llogariten në këtë rast aktivitet i kundërt me të folurit, shkruarit dhe shikuarit).
Dihet se llogaritja apo kalkulimi me numra kërkon më tepër përqëndrim prandaj llogaritet aktivitet më i komplikuar dhe ndryshe nga biseda me zë, andaj asesi nuk duhet praktikohet gjatë ngasjes së automjetit.
Këshilla ime; Mundohuni të kurseni veten duke mos e shpërndarë vëmendjen në shumë aktivitete njëkohësisht, sidomos aty ku rrezikohet jeta (gjatë ngasjes së automjetit).
Shpërndarja e vëmendjes shkakton tension të brendshëm psikologjik, pavarësisht se ju mund të mos e hetoni, nxitë stresin, disbalancon sistemin endoktrin, rrit tensionin e gjakut, ritmin e pulsit të zemrës etj.
Asnjë punë nuk është më e rëndësishme se vet ju, andaj jeni të vëmendshëm për veten tuaj!
Mos harroni: “VETEN NË QENDËR”
(Ndalohet kopjimi i tekstit/shkrimit pa lejen e autores, e drejta e autorësisë i takon autores)
Lule Alidema, Psikologe klinike
05.07.2021