Përfshihet nga zjarri fabrika e ngjyrave në Ferizaj
Objekti i fabrikës së ngjyrave që gjendet në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.Zjarr i madh është parë në çdo anë në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.Ai theksoi njashtu se janë duke marrë informacione shtesë se si ka ndodhur rasti.“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, tha Veseli.Në Ferizaj disa herë radhazi ka patur objekte të shumta afariste të cilat janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e këtyre zjarreve ka pasur edhe persona të vdekur e të lënduar.