PËRFSHIRJA NË QEVERI? PËRGJIGJET NËNKRYETARI PDK-SË
“Unë po besoj që tash më janë përgjigjet sa i përket çështjeve të koalicionit në nivel Qendror, e unë jam nënkryetar i Partisë Demokratike dhe ne në kryesinë e Partisë Demokratike, asnjëherë nuk kemi diskutuar deri më sot për çështjet që kanë të bëjë me koalicionin dhe kjo është përgjigjja që unë mund të jap”.
Këto komente i bëri nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i cili është edhe kryetar i Ferizajit, Agim Aliu.
Ai në një intervistë për EO, tha se “nuk mund të japë përgjigje formale për shkak se nuk ka pasur mbledhje formale për këtë çështje”.
“Unë jam i obliguar t’i jap përgjigjet formale, për shkak se nuk kemi pasur një mbledhje formale të kryesisë së Partisë për tu diskutuar për ndonjë angazhim të ri, qoftë në Qeveri apo edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pushtete në nivel qendror”. /Insajderi.com