Përfundon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat, këto janë rezultatet
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajtën më 14 nëntor.
Në Istog Bekë Berisha i AAK-së ka marrë 148 vota kurse Ilir Ferati i LDK-së ka marrë 148.
Në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 89 vota kurse Esat Raci i PDK-së ka marrë 74, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota kurse Ruzhdi Shehu i LDK-së ka marrë 23.
Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq ka marrë 8 vota kurse Strahinja Spasiq ka marrë 7 vota.
Në Gjilan Alban Hyseni ka marr 278 vota kurse Lutfi Haziri 285.
Në Fushë Kosovë, Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 92 vota kurse Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151.
Në Dragash, Bexhet Xhaladini i LDK-së ka marrë 121 vota, derisa Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 91 vota.
Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota, kurse Mimoza Kusari nga VV ka marrë 403 vota.
Në Gllogoc, Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 307 vota, derisa 233 vota ka marrë Driton Ajazi.
Në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD ka marrë 113 vota, kurse Kadri Rahimaj nga VV ka marrë 136 vota.
Në Vushtrri, Xhafer Tahiri i LDK-së ka marrë 176 vota, derisa Ferit Idrizi nga PDK numëron 232 vota me kusht.
Xhafer Gashi nga LDK në Obiliq, ka marrë 108 vota, kurse Halil Thaçi nga VV ka marrë 87 vota.
Arben Vitia nga VV ka marrë 1163 vota, kurse Përparim Rama nga LDK numëron 1072 vota.
Në komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka nga VV ka marrë 670 vota, kurse Shaqir Totaj nga PDK numëron 619 vota.
Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka 415 vota, kurse Ekrem Hyseni nga LDK 285 vota.