Përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale
Ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër Gjykatës Speciale pas dënimit prej 26 vjetësh që i dha javën e kaluar ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.Në protestën e thirrur nga PSD-ja morën pjesë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe familjarë të tyre dhe deputetë.“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Gjykatë Speciale-Padrejtësi Speciale”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, ishin disa nga pankartat që qytetarët mbanin në duar.Kujtojmë se protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e cila vazhdoi te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, kërkoi nga Kuvendi që ta ndryshoj Ligjin për themelimin e Dhomave të Specializuara.Në protestën e thirrur nga PSD kundër kësaj gjykate, Klinaku tha se dënimi i Salih Mustafëu bë me dosje të përpiluara nga Serbia dhe në emër të popullit.“Po protestojmë kundër padrejtësisë së shqiptimit të dënimit të parë nga kjo gjykatë që është ndaj Salih Mustafës-Calit me 26 vite burg. Dënim ky me doje të përpiluara nga Serbia dhe në emër të popullit për vrasjet që i ka bërë pushtuesi serb. Çfarë dënimi absurd”, tha Klinaku.