Përfundon rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët e AAK-së

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të rinumëruar vendvotimet e caktuara nga ky institucion. Në një konferencë për medie, Elezi ka bërë të ditur se 141 vendvotime janë në proces të rinumërimit pas vednimit të PZAP-së, ku shtatë prej tyre janë me vendim të KQZ-së, shkruan Reporteri.net. Elezi ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka filluar rinumërimi i votave me kusht dhe sot në mesditë ka përfunduar rinumërimi i votave të diasporës për kandidatët e AAK-së.“Dje kemi filluar me numërimin e votave me kusht dhe sot në mesditë kemi përfunduar edhe numërimin e votave që kanë ardhur nga jashtë vendit. Kështu ka qenë vendimi i PZAP për të rinumëruar vetëm votat e kandidatëve të subjektit politik AAK”, tha Elezi .Sipas tij, e rëndësishme është që ky proces të përfundojë së shpejti, sepse bëhet fjalë për rinumërim të pjesërishëm dhe jo të plotë i cili do të merrte shumë kohë.Sa i përket rezultateve të rinumërimit, Elezi thotë se do të publikohen nga KQZ-ja sapo ato të jenë të gatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *