Përgjigja e KFOR në kërkesën e Serbisë për kthim të ushtrisë në Kosovë është JO

                              Përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë kanë marrë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) përgjigjen ndaj kërkesës për dërgimin në Kosovë të deri 1.000 ushtarëve dhe policëve nga Serbia.E për këtë çështje, mëngjesin e së dielës, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Sipas tij, KFOR-i ka thënë se nuk ka nevojë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës.Ai duke u paraqitur si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink ka deklaruar se të gjithë e dinin dhe e prisnin atë përgjigje.“Këtë e kanë deklaruar në letrën e tyre të përpiluar me kujdes që i kanë dërguar Qeverisë me kërkesë dhe ai e ka marrë përmes kabinetit ushtarak”, ka thënë ai.Ushtria e Serbisë, natën mes 15 dhe 16 dhjetorit të vitit të kaluar, i ka dërguar një e-mail zyrës së KFOR-it, me kërkesë për dërgimin e deri në 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.