Përkujtimi i Kurtit me atë foto nuk e përul të madhin Ukshin Hoti-Shkruan;Mërgim Hasi
Në përkujtim të të madhit Ukshin Hoti kryeministri i Kosovës Albin Kurti, na befasoi të gathëve për faktin sepse ai kishte përzgjedhur që përkujtimin e tij për më të madhin politikës tonë kombëtare Ukshin Hoti ta bënte më një foto u ushtrisë jugosllave, Mirë e din kryeministri Kurti se në ish pushtetin dhe regjimin jugosllav secili burrë djalë normal ka qene i detyruar të kryeje shërbimin ushtarak, Por të përkujtohet ky tribunë kombëtar me atë foto, kur dihet se Serbia e zhduku profesorin Ukshin Hotin,sepse e dinte dijen, vizionin dhe ta ardhmen tij, Kjo nuk kërkon shumë komente. Por, ne dhe e gjithë Kosova e di se Ukshin Hoti mbetet pushka e lirisë dhe ka ngjyrën e gjakut. Kurse me këtë veprim kryeministër jeni bërë i turpshëm, E di se juve ndoshta jo pa qëllim keni menduar me atë foto ta rikujtoni tribunin kombëtar dhe ideatorin e pavarësisë së Kosovës, por ajo tregon vetëm ose një gabim tuajin ose një dëshpërim për Kosovën nëse kjo ishte e qëllimshme,Kur kësaj pa atë ditë i shtohet kërkesa e të birit të Ukshin Hotit se dialogu Kosovë –Serbi nuk ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve dhe të pagjeturve. Andin Hoti djali i Ukshin Hotit e ka theksuar këtë jo tani, por që nga koha kur ai është bërë të kuptojë e të dijë se dialogu nuk do ta kishte vërtetë kuptimin për këtë kërkesë elementare, Kurse për veprën dhe për Ukshin Hotin është e paktë të shkruhen edhe qindra libra, Ukshin Hoti është vetë epoka e lirisë .Prandaj, kjo foto në përkujtim të kërkimit të të madhit Ukshin Hoti ,besojmë se do ta shpjegohet herët a vonë. Por , madhështia e Ukshin Hotit nuk zbehet me asnjë synim çfarëdo qoftë ai, Sepse madhështia e tij është pavdekshmëri për Kosovën /qendrapress.com/