Përkujtohen dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj
Sot, mbushën plotë 23 vite nga rënia heroike të dy dëshmorëve të kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj.Ata që ishin ndër bijtë më të ndritur të Hasit dhe që kushtrimit të komandantit legjendar iu bashkangjiten që në ditët e para të luftës për liri.Me një ceremoni simbolike, ashti siq ishin ata simbolik në jete e të yjarrë në luftë sot, janë përkujtuar dy dëshmorët pasi ata tashmë janë në altarin pavdeksisë. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë që familjarë, bashkëluftëtarë, invalidë të luftës, miq e bashkudhëtarë të dy dëshmorëve në luftën për çlirimin e Kosovës, zyrtarë të ndyzshëm e mbi të gjitha ata që ndihmuan luftën e dhanë shumë për luftën e UÇK-së Reshat Çoçaj, ishte pjesëmarrës në secilën protestë të organizuar para luftës nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një person human, duke i ndihmuar studentët të cilët ishin dëbuar atëkohë nga okupatori serbë. Reshati ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi, i cili njihet për kontribut shumë të madh gjatë tërë luftës, jo veq në rajonin e Hasit por edhe më gjërë, pastaj kontributi i tij me miqtë e tij pjestarë të UÇK-së edhe nga diaspora ai ishte një katalizator i luftës për liri ,Edhe Muharrem Samahodaj njihet për një luftëtar sypatrembur, i cili ishte në gjendje gatishmërie në çdo kohë për të dhënë kontributin më të mirë në çlirimin e vendit.Prandaj, figura e këtyre dëshmorëve duhet të ketë një simbolikë më të madhe organizimi e të mendohet që kjo datë të bëhet një datë tradicoinale e së paku Në Has që të përkujtohet lufta , pasi që Hasi ishte Porta e lirisë dhe ishte sofra e shtruar e lirisë Reshati në këtë drejtim kishte veqori e tipare shumë të veçanta sepse kishet miq në Kroaci e në gjithë diasporën./www.qendrapress,com/