Përkujtohet 24 Vjetori i rënies së Heroit Ismail KRYEZIU
Më 18 prill përkujtohet rënia për të mos vdekur kurr i heroit komandant Ismail Kryeziu. Ai që ishte një luftëtarë e idealist i lirisë së Kosovës. Me këtë rast Isa Berisha sekretar i OVL-së në Prizren shkruan se ‘’Në 25 Vjetorin e rënies në altarin e lirisë Ismail Kryeziu Komandat ,, Shpendi,, OVL e UÇK -se , shoqatat e dala nga lufta si dhe K.K. Prizreni me date 18.05.2024 ne ora 10: 00 do te bëjmë homazhe ne varrezat e Dëshmorëve në Landovicë si dhe ne ora 10 : 30 do te vendosim buçet lule pranë shtatores së Heroit Ismail Kryeziu e cila gjendet ne Arbanë . Ftojmë të gjithë familjarët e dëshmorëve , invalid , veteran si dhe qytetar qe te merrni pjesë në këtë përkujtim . Me respekt I .B’’ Mirëpo jo vetëm kjo ftesë por secilin nga qytetarët e Prizrenit është në nderin e tyre ta rikujtojnë këtë figurë markantë të luftës së UÇK-së për lirinë e Kosovës. Ai që ishte njëri nga komandantët që saktësisht edhe i ngjante shpendit, sepse nuk ka pasur betojë në Përdrini, Vërri, Dukagjin e Drenicë të mos ishte ai prezentë bashkë me automatikun e tij dhe rrethatoren përplotë fishekë.