Përkujtohet 25 Vjetori i Betejës së 11 Marsit në Jeshkovë, si një nga betejat më të lavdishme të luftës.
Sot, me rastin e 25 vjetorit të Betejës së lavdishme të Jeshkovës filloi me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovcië ku ishte kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi , nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, shumë ish pjesëtarë të lutës së UÇK-së dhe pjesëmarrës të kësaj beteje, familjet e dëshmorëve si dhe veteranë të luftës e përfaqësues të subjekteve politike, Halil Kastrati qytetar nderi i Prizrenit e të tjerë. Me këtë rast kryetari i komunës Shaqir Totaj tha se sot jemi këtu në përkujtim të kësaj beteje që ishte pjesa e lavdishme luftës së UÇK-së. Isa Berisha, në emër të shoqatave të dala nga lufta përkujtoi këtë betejë dhe apeloi që të vlerësohet gjaku i dëshmorëve, pas homazheve në Landovicë iu bë një vizitë edhe vend betejës dhe lapidarit të dëshmorëve në Jeshkovë, ku me këtë rast u vendosën buqeta lulesh dhe përkujtim e evokuan pjesë të kësaj beteje,Ne emër ët bashkëluftëtarëve foli njëri nga luftëtarët pjesëmarrës të kësaj beteje Baki Latifi, i cili evokoi luftën titanike dhe mundësinë e pabarabartë që i kishin atëbotë në këtë betejë ku edhe iu shkaktuan dëme të konsiderueshme armikut. E bija e komandantit Hysen Rexhepi Njomëza Rexhepi me këtë rast evokoi ato kujtime të fëmijërisë për baban e sajë tani Hero i Kosovës. Beteja e Jeshkovës është njëra nga betejat më të lavdishme të luftës së UÇK-së nw rajonin Prizrenit/www.QendraPress.com/