Përkujtohet 26 Vjetori i “ Epopesë së Gorozhupit”

“Epopeja e Gorozhupit” shënon njërën prej ngjarjeve më të lavdishme të luftës së UÇK-së.. Nesër Të përkujtohet 26 vjetori i operacionit “ Shigjeta”drejtimi taktik numër tre nga brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut këtë vit kjo datë përkujtohet me organizim nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj. Kolonel Ruzhdi Saramati,komandant i kësaj brigade rikujton se para 26 vite më parë, në Gorozhupin e rrethuar me malet e Pashtrikut, nisi operacioni luftarak “Shigjeta”, drejtimi taktik numër tre. Ky operacion luftarak kishte për qëllim rrëzimin e kufirit ndërshqiptar, i cili kontrollohej nga okupatori serb. Në përkujtim të kësaj ngjarje në Gorozhup, nesër pritet të tubohen ish eprorë e veteranë të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme. Nga Brigada 128-të e UÇK-së në “ Epopenë e Gorozhupit” të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë për të mos u shuar kurrë 16 dëshmorë, kurse dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur duke vulosur kështu me gjakun e tyre lirinë e Kosovës./QendraPress/