Përkujtohet 26 Vjetori i “ Epopesë së Gorozhupit”

 “Epopeja e Gorozhupit” shënon njërën prej ngjarjeve më të lavdishme të luftës së UÇK-së.. sot  u përkujtua  26 vjetori i operacionit “ Shigjeta”drejtimi taktik numër tre nga brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut këtë vit kjo datë përkujtohet me organizim nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj. Kolonel Ruzhdi Saramati,komandant i kësaj brigade rikujton se para 26 vite më parë, në Gorozhupin e rrethuar me malet e Pashtrikut, nisi operacioni luftarak “Shigjeta”, drejtimi taktik numër tre. Ky operacion luftarak kishte për qëllim rrëzimin e kufirit ndërshqiptar, i cili kontrollohej nga okupatori serb. Në përkujtim të kësaj ngjarje në Gorozhup, sot ne emër të  komunës së  Prizrenit dhe kryetarit Totaj  ka përshëndetur  ish luftëtarja e kësaj  epopeje tani drejtoresha   e Emergjencave  Ramize Shala e cila ka  evokuar kujtime të  asaj epopeje deh   lavdia e kësa  epopeje.

Ish komandanti i ZOP-it Sadik Halitjaha, ka evokuar  disa nga  pjesët e kësaj Epopeje  dhe  luftës  së UÇK-së  që atëbotë ishte koha e lirisë.

Në këtë epope ishte edhe zv komandanti i Operacionit Shigjeta Nexhmedin Kastrati dhe shumë  luftëtarë  të  këtij operacioni .Në “ Epopenë e Gorozhupit” të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë për të mos u shuar kurrë 16 dëshmorë, kurse dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur duke vulosur kështu me gjakun e tyre lirinë e Kosovës./