Përkujtohet Beteja e Jeshkovës , si njëra nga betejat me të lavdishme e UÇK-së .

Sot,në përkujtim të njërës ndër betejat më të përgjakshme dhe më të lavdishme të UÇK-së, në Jeshkovë të Prizrenit. Në këtë betejë heroike ranë 21 dëshmorë dhe luftëtarë të njësisë speciale të Brigadës 125 të ZOP-it.
Në shenjë respekti dhe nderimi për këtë betejë, ku ranë 21 dëshmorë, në krye me Komandantin e Njësisë, Hysen Rexhepi,sot u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë e ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve ,përfaqësuesë të shoqatave të dala nga lufta e ku ishin edhe nënkryetari i komunës Bexhat Bytyçi,kryesuesi Simir Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë. Me këtë rast nënkryetari Bytyçi, tha se sot, jemi në përkujtim të dëshmorëve të cilët me gjakun e tyre sollën këtë liri që sot,po e gëzojmë.
Kryetari i OVL-së Dega në Prizren Isa Berisha, tha se kjo betejë ishte ndër betejat më të përgjakshme dhe më të lavdishme të UÇK-së , ku me këtë rast ranë për të mos vdekur kurrë dhe pastaj vazhdoi. Homazhe u bënë edhe pranë Lapidarit në fshatin Jeshkovë dhe vendosën buçeta ,me lule , ku kryesuesi Simir Krasniqi, me këtë rast tha se sot jemi këtu në përkujtim të 21 dëshmorëve të rënë dhe heroizmi i tyre solli lirinë që sot, po e gëzojmë.
Kurse në prononcimin e tij Fidan Shala, evokoi disa nga kujtimet e tija për këtë betejë të lavdishme e njëherit apeloi që edhe sot e kësaj dite nuk u gjetën trupat e 9 dëshmorëve , kurse edhepse i kemi apeluar të gjitha instancat, ende familjarët nuk kanë një varr ku të vendosin një lule tek tek varret e tyre. Në këtë betejë ranë; Hysen Rexhepi,Hajdar Shala, Bashkim Suka,Feriz Susuri,Skender Latifi Ymredin Qengaj,Hamit Thaçi,Tahir Gashi,Besnik Kastrati,Alajdin Xhezairi,Ymer Shala,Nuridin Shala,Bajram Shala,Hilmi Shala,Liman Shala,Rexhep Buduri,Musli Gashi,Shahadin Gashi Bali Avdaj,Shëmsedin Shala,Fehmi Shala/QendraPress/