Përkujtohet Dëshmori Ismajl Kryeziu,me rastin e 25 Vjetorit të rënies- Shkruan; Zafir Berisha, ish komandant i UÇK-së dhe nënshkrues i Pavarësisë.
Sot, në 25 vjetorin e rënies heroike rë bashkëluftëtarit Ismajl Kryeziut, iu bënë nderime në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë shtatores së tij në lagjen Arbana të Prizrenit!
Ismajl Kryeziu u identifikua si një nga djemtë më trima dhe i pamposhtur në kauzën për lirin e Kosovës dhe ishte pjesë e organizimeve ilegale të asaj kohe të cilat organizonin demonstrata kundër regjimit, duke u kamufluar me mjeshtëri përmes disa organizatave gjysmë legale si KLMDNJ dhe Partia Parlamentare që filluan të funksiononin në fillim të vitit 1990.
I bindur sikurse edhe shumë nga ne, që Serbia nuk largohet nga Kosova pa grykën e pushkës, Ismajli u bë pjesë e grupeve që përgatiteshin për luftë të armatosur si Fronti i Rezistencës dhe Këshilli për vetëmbrojtje të cilat organizime do të trasonin edhe formimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren, ku Ismajl Kryeziu do të luante një rolë të rëndësishëm.
Në vitin 1997 Ismajl Kryeziu përkrah Heroit Xhevat Berisha, dhe shokëve të tjerë, ishte në ballë të organizimit të UÇK-së në Prizren dhe flakët e luftës që përhapeshin kudo nëpër Kosovë, shtroj nevojën e përshpëtimit të organizimit luftarakë i cili nuk mbeti pa ra në sy të armikut!
Gjatë luftës 1998/99 Ismajl Kryeziu si anëtar i SH.L të UÇK-së në Jeshkovë të Vërrinit më vonë Brigada .125, ishte në ballë të shumë betejave dhe aksioneve të UÇK-së dhe kreu me shumë përgjegjësi detyra me rëndësi në shërbim të lirisë së Kosovës deri më 18 .prill .1999, ku ra për të mos vdekur kurrë në lagjen e tij të dashur Arbana të Prizrenit!
Lavdi e përjetshme Ismajl Kryeziut dhe të gjithë atyre që u flijuan për Kosovë!/vuv.QendraPress.com/