Përkujtohet dëshmori më i ri i komunës së Prizrenit Adnan Krasniqi

            Me rastin e 25 -Vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Adnan Krasniqi, nga  Prizreni, që sot, u përkujtua me pietet nga ish komandantët e luftës dhe bashkëluftëtarë e familjarë për veprën tij të pavdekësisë .Në varrezat e  dëshmorëve në Landovicë  u bënë homazhe  për të  vazhduar  pastaj në Monopolc të  Shtimes  atje ku Adnani ra  në logun e betejave të luftës derisa i këndonte vetë lirisë,
Adnani,ishte dhe do të mbetet njëri ndër dëshmorët e kombit  që pos rinisë së tij dhe jetës,ai atdheut diti t’ia falë  edhe guximin e një trimi që edhe pse ndër më të rinjtë e luftës  ai  ishte  njëri nga ata  trima që  e ka ditur  urdhrin e  lirisë në luftë  e ka ditur se si liria nuk mund të vije pa  gjakun e derdhur dhe  inspirim kishte  familjen e tij  atdhetare,Ish komandanti i Brigadës 125 Nehat Basha, jo rrallë e falënderon dhe fletë  me  pietet për  trimërinë e Adnanit   Ai e rikujton kur ai  në ndihmë bashluftëtarëve tanë të Zonës së Nerodimes dhe kontribuuan  Betejës së Monopolcit. Jehu I këngës së Adnanit dhe çiftelia e tij ishin bërë më shumë se himni kombëtar për luftëtarët e lirisë,  Adnani,, ishte më i riu dhe ne e merrnim si entuziazëm të tijë që  ai kishte  për lirinë, Ai  mbetet tek secili si njëri nga  luftëtarë që nuk e dinte  frikën e armikut, Ai ishte  ai zëri  që secilit nga ne që  e kemi njohur na  është shtirë në ëndërr   vetë  zëri dhe figura e  tij edhe sot e kësaj dite, Adnani ishte  mrekullia e  ushtrisë  ishte  ai që  nuk bënte të vdiste, por plumbi i lirisë  i takoi atij  të  tregonte pavdekësinë e kësaj lufte, Jemi krenar që  e kemi njohur të  pa epurin për liri Adnan Krasniqin pohojnë shokët e tij  .
Edhe sot 25 vite nga ajo betejë ish bashkëluftëtarët e Adnanit pohuan se ende e dëgjojnë këngën e bukur të trimit ajo këngë e bukur që djemtë e lirisë i griste dhe i mbushte plotë me atdhetarizëm,Familjarë të  Adananit sot, falënderuan të pranishmit që bashkë ndanë krenarinë  dhe  dhembjen  për  birin  e tyre  ./ëëë.QendraPress.com