Përkujtohet e nderohet poeti e profesori i nderuar  Abdulllah Thaçi  ,u dha një propozim që  në Prizren emrin e profesorit , ta mbajë një rruge  ose  Biblioteka 

                Shtëpia Botuese’’Fidani’’ në  bashkëpunim me Bibliotekën Ndërkomunale,mbrëmë  në Prizren,  organizuan  një takim letrar përkujtimor, është përkujtuar dhe nderuar poetin e profesorit shumë të nderuar  Abdullah Thaçi. Në prezencë e familjarëve të  profesor Abdullah Thaçit  dhe të shumë poetëve e poeteshave nga  Prizreni e Theranda të  cilët   në shenjë  respekti lexuan  poezi dhe  disa  syresh  evokuan  kujtime nga  puna e  poetit  emblematik për  fëmijë dhe profesorit shumë të  çmuar  Abdullah Thaçi, Ky event  kaq  i rëndësishëm  u moderua nga  Nadire  Thaçi, kurse  fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtoresha, Sahadete Sadikaj-Kukaj,kurse recensionin e shkrimtarit, Syla  lidhur për krijimtarinë e tij e lexoi , Vllaznim Bytyçi. Evokime për  jetën dhe angazhimin e  profesorit  rikujtuan ;Hatixhe  Çollaku, Ademaj, Demir  Reshiti, si dhe shumë  të tjerë. Kurse  poezi në nderim të  poetit e profesorit  lexuan; Salajdin Krasniqi. Refki Reshitaj, Gazmend Beqaj,Ramadan Haxhiu,Ramije  Ukaj, si dhe  shumë të tjerë. Së fundi në emër të familjes së profesorit të pranishmit i ka falënderuar i bri i tij Valdrin Thaçi , duke  falënderuar Berat Batiun që nuk po e harron  babain e tyre, por  tha mirë  është  mirë të ftohet dhe ndonjë  profesor me të cilët ka  punuar me Poetin. U dha një propozim që  në Prizren emrin e profesorit Abdullah Thaçi, ta mbaje një rruge  ose  Biblioteka  Komunale/www.QendraPress.com/