Përleshje me kallashnikovë në Carrallukë të Malishevës, dy të lënduar po trajtohen në QKUK
Dy persona kanë përfunduar të plagosur si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri sot në Carrallaku të Malishevës.
Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai ka thënë se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor kurse tre persona janë duke u intervistuar nga Policia.
Ai tutje ka bërë të ditur edhe se janë sekuestruar dy armë, si dhe gëzhoja fisheku e predhë.
“Në ora 15:30 min. Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rastë të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajer dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike. Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, ne vend të ngjarjes është gjetur ankuesi, ndërsa në parkingun e autostradës në dy automjete janë gjetë edhe dy përsonat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lëndime trupore. Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalur në vend në ngjarjes dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
“Në vend të ngjarjes, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gëzhoja fiisheku dhe një predhë. Në stacion për intervistim janë shoqëruar per momentin tre persona si të dyshuar , janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë”.