Përleshje mes aktivistëve të LVV-së dhe LDK-së në Podujevë
Një përleshje fizike ka ndodhur sot në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Podujevë mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Podujevës ku LDK po mbante tubim pranë zyrës së LVV-së,
Në pamjet që ka publikuar Tv Llapi aktivistët e të dyja partive dëgjohen duke ofenduar rëndë njëri-tjetrin.
Ndryshe, zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të mbahen ditën e diel (29 nëntor). Në garë për kryetar të kësaj komune janë tre kandidatë: Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (LVV) dhe Naim Fetahu (PDK). /Telegrafi/