Përmbushet spitali i Prizrenit me pacientë të covid- 19

0

Pas shtimit të rasteve  më  civid 19,  ne  sot  kemi bashkëbiseduar  më drejtorin e  Spitalit Rajonal në  Prizren  dr Afrim Avdaj , i cili me këtë rast  për Rtv ‘’Besa’’  ka  theksuar se  gjendja  në  spital  tashmë  është  jo vetëm një repart por  disa reparte   i kemi  bërë  të përshtatshme  për  pacientë të cilët  kanë  ankesa  të pandemisë, Ai me këtë rast njoftoi se  janë të shtruar 152  pacientë, nga këta  të  konfirmuar me  covid 19 janë 126 pacientë, kurse  janë edhe 31  pacientë që kanë rezultat  negativ nga teste  por, që në  fakt po trajtohen sepse kanë simptoma  të  virusit.

 Pastaj ai tregoi se  137 pacientë  janë më oksigjen terapi gjashtë nga këta me  cipat maskë , derisa 15  prej këtyre po trajtohen në mjekim intensiv dhe 3 pacientë janë të intubuar. Ai me këtë rast tha s e asnjë  pandemi nuk  e ka shfarosur t kurrë njerëzimin edhe kësaj  besojë po i vie  fundi , por  rekomandojmë  kujdes të shtuar sepse  ne kemi  oksigjen të  mjaftueshëm por na duhet  edhe kujdes  i shtuar.

Porosia e  drejtorit Avdaj  ishte  kujdesi  personal është shpëtim për  shëndetin tuaj, të familjes  tuaj dhe të  rrethit  tuaj . N ë këtë spital  pacientë janë të ardhur nga  pesë  komuna  nga Prizrenit, Rahovecit, Malisheva, Suhareka dhe Dragashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *