Përmbyllet ‘DokuFest’, çmimi kombëtar shkon për filmin e Norika Sefës.
Mbrëmjen e së shtunës është përmbyllur Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, “Dokufest”, i organizuar si çdo herë në Prizren.
Në kuadër të festivalit, i cili zgjati nga data 2-10 gusht, për artdashësit u prezantuan rreth 250 filma të shkurtër dhe dokumentarë nga vende të ndryshme të botës, në 8 kinema të ndryshme të qytetit.
Të ftuar të shumtë morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur në kinemanë e hapur Lumbardhi.
Filmi që zyrtarisht u nominua për Akademinë Europiane të Filmit nga “Doku Fest” u bë “The death of a hero” nga Karin Franz Korlof.
Çmimin kombëtar e mori Norika Sefa me “Like a sick yellow”. Në kategorinë e filmave ballkanik ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka, ndërkaq “special mention” shkoj për “Stray Bodies” nga Elina Psykou.
Çmimin e publikut e mori filmi “Afterwar” i Birgitte Stærmose.
Çmimi i distribuimit ka shkuar për “reMemBer2.human” nga Durim Klaiqi, teksa çmimin “Talent doc” e ka marrë “Worker’s wings” nga Ilir Hasanaj.
Në kategorinë e filmave të shkurtër “special mention” e ka marrë “Dreams like paper boats” nga Samuel Suffren, ndërkaq kryesorin “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.
Ndërkaq në kategorinë Green Dox çmimin kryesor e mori “Apple cider vinegar” nga Sofie Benoot, ndërkaq çmimi “special mention” për “Lichens are the way” nga Ond?ej Vavre?ka.
Në “Truxh Dox Award” ka triumfuar “23 mile” nga Mitch McCabe, ndërkaq në filmat e kategorisë për të drejtat e njeriut u shpërblye me çmim filmi “Silence of reason” nga Kumjana Novakova.
“A fidai film” nga Kamal Aljafari u bë laureati i kategorisë së filmave ndërkombëtar, ndërkaq “special mention” e mori “What did you dream last night, parajanov?” nga Faraz Fesharaki.