Përmbyset varka nga dallgët, 45-vjeçari dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Prespës
Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës.Policia njofton se 45 vjeçari, kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar dhe si pasojë e dallgëve të forta të liqenit i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45-vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur”, njofton policia.