Përparim Thaçi Hero, ishte luftëtarë dhe futbollist i dalluar –Shkruan Faik Berisha, veteran i UÇK-se dhe shoku më i ngushtë i tij.

Në luftën për liri, dëshmori i parë i Prizrenit ishte  Përparim Thaçi dhe përveç aktivitetit sportiv qe student i gjuhës angleze në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” të qytetit ai ishte edhe pjesëmarrës i shumë protestave që organizoheshin kudo për lirinë e Kosovës, I lindur më 30 gusht 1976 në Landovicë të Prizrenit, Përparimi rritet në një familje ku edukohet me frymën kombëtare nga i ati Ali dhe nëna Setkije. Pa lënë mënjanë shkollën, ku që i vogël dallohet në mësime, djaloshi nis të kultivojë edhe pasionin për lojën e bukur të  futbollit, Ishte i dalluar   dhe  inteligjent, recitonte  bukur dhe mbi të  gjitha   dinte të krijonte  shoqëri, Ai  ishte ndarë ata të parët që  pati  arritur që të  kyçet edhe në ushtrimet e organizuara si paraprije e  formimit të radhëve të UÇK-s ë e që ato  organizoheshin   pasi  përmes  Qazim Thacit , i kishim marrë me  kontakte  përgatitje nga Dr .Xhevat Hasani, e ku  xhaxhai i  përparimit Shaniu ishte  i kyçur  Erdhën edhe vitet ’90  të vështira në Kosovë. Represioni serb  dita ditës  shtohej e bëhej  i paduruar e këtë e kishte  fiksuar Përparimi edhe pse i ri  në moshë . Jeta publike është e tensionuar dhe të rinjtë nuk lejohen të luajnë futboll në  fusha , kurse  Përparimi dhe unë angazhohemi në  disa ekipe tjera, Përparimi për të  kulmuar në  KF ‘’Liria’’. Ngjarjet përshkallëzojnë kur në Prizren arrestohen bashkëmoshatarët e Përparimit, përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .Pastaj si  ishe ën kryesi të Unionit të Studentëve  dhe merr sinjalin se duhet të rreshtohet atje ku  duhej  për lirin e  Kosovës. Përparim Thaçi la ndërresën e ‘’Lirisë’’ indeksin plotë  10 ta dhe u bashkohet forcave të UÇK-së në fshatin Drenoc më 28 prill të vitit 1998. Forcave të armatosura i shërben me dijen e tij në fushën e logjistikës dhe energjinë e moshës së re. Në majin e të njëjtit vit, më datë 27, pa mbushur akoma 22 vjeç, bëhet pjesë e përjetësisë, kur bashkë me shokët Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa bien dëshmorë pas një beteje mes fshatrave Fortesë dhe Xërxë në Komunën e Rahovecit. Mirëpo ne  e vazhduam idealin e  tij ; tashëm  unë  nuk arrija të  rikuperojë mungesën e  shokut dhe  bashkëveprimtarit më të mirë  që kisha për Pëparimin edhe pse ishte  e  rrezikshme unë në  shtypin e  kohës  e rikujtojë   sepse ai ishte ideali i lirisë së Kosovës, :Me këtë  përvjetor jubilar  dua  vetëm me kaq  ta përfundojë ,por  duke shpresuar se  herëve tjera  do ta sjellim edhe më   të  afërt  figurën madhore të Heroit të Kosovës  Përparim THAÇI/www.qendrapress.com/