Përplasja e Kosovës dhe Serbisë në Kretë, deputetja Bugujevci i tha Daçiqit se regjimi ku ai ishte pjesë i vrau gjithë familjen
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka treguar për një përplasje mes Kosovës dhe Serbisë në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë.Sipas Gashit, Daçiqi u mundua që të mos lejojë që Kosovës t’i jepet fjala.“Në këtë takim patëm një ballafaqim me Dacicin”, tha Gashi.Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Daçiqin.Ai tha se përplasja me Daçiqin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, tha ai në Kanal 10.Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Dacicit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai.