Përsëri do ta angazhojmë Këshillin  e Financave për shkollën shqipe Hekuran!- Shkruan;Qazim THAÇI.

                      Pa dashur në asnjë version të  jem i kyçur në  problemet  e arsimit  në Kosovë, por tashmë i detyruar si njëri nga ish kryetarët e Këshillit të Financave  për  komunën  e Prizrenit, në kohën e  paralelizmit, kur shkolla shqipe  funksiononte karshi  pushtetit të Milosheviqit  në  Kosovë. Atëherë ku  më  tubimin e mjeteve nga  qytetarët dhe plus  nga obligimi i 3 për qindëshit në  diasporë,e mbanim  gjallë e të  fortë  shkollën shqipe. Hekuran Murati,   po ta bëjmë më dije se tani  i ke sjellë mësimdhënësit  pikërisht në atë pozicion që  do të  angazhohen vete qytetarët si në  kohën e  Këshillit të  Vetëfinancimit  që  shkollën  të mos e ndalojmë. Ju  nuk di,  në aspektin juridik,  për ligjet në fuqi, por,  as që po dua  të di  për ato, por   një gjë e di  e këtë e dinë të  gjithë  se  mësuesit e mësueset  kosovare, jetojnë  me gjendje jo të mirë  ekonomike, Prandaj, kjo edhe i ka detyruar që shumica e tyre  mos të  kenë  mundësi që mos kenë  kredi bankare . Kur ju ministër  nëse këtë  epitet e meritoni të mbani, atëherë u them se nuk e keni pasur të drejtën e ndalimit të pagave . Nuk po dua  të implikojë  as Ministren Nagvaci, as  kryeministrin Kurti, por  vetëm  posti juaj prej ministri  të  detyron që  të mendoni për  atë klasë qytetarësh. Unë  dua  të ju përkujtojë një  përgjigje  të  kryeministrit Japonez kur gazetarët e pyesin se si keni arritur që Japoninë  të bëni  kaq  të zhvilluar  ai tha /parafrazim.’’Mësuesit i dhamë pagën e kryeministrit.  I dhamë respektin e prokurorit dhe  i dhamë nderin e Mbretit..’’ Derisa   ju  Hekuran Murati  , mësuesit po mundoheni të  ia jepni pagën e lypsarit, respektin e rrugaçit dhe nderin e keqbërësit’. Por,  jo  të jeni të bindur se edhe ju keni kaluar nëpër ato banka , nëpër  atë proces dhe e dini mirë se  dinjitetin e mësuesit tënd  nuk ke  për të pasur forcë  ta  fyeni. Ju  edhe  mund të  paguani  pagën , por  insistimin  e kësaj  fyerje  dot  se lanë as Drini. Mësuesit kanë kaluar situata   edhe më të  vështira se kjo e tanishmja, dhe  ata  kanë dhënë  kontribut të palodhur dhe prapë do të  japin, Por  ju Hekuran Murati  matni  ndërgjegjen Tuaj  me këtë ligjet e  ‘’famshme’’ që po  nxirrni, dhe   vazhdoni deri sa kungulli  ju përmbyset ,sepse   e dini  saktë që  nuk do të ju notojë  gjatë me këto veprime infantile /qendrapress.com/