Personalisht jam optimiste se situata nuk do të përkeqësohet në masë të madhe

0

              Prof. dr. Mybera Mustafa, ligjëruese  se  rrezikon Kosova të hyjë në ndonjë masë të re për shkak të virusit covid 19?pohon:-‘’ Qeveria e Kosovës tani më, pasi që e ka ligjin e aprovuar kundër pandemisë, nuk e ka të vështir të insistoj në masat parandaluese të cilat janë të parapara me ligj. Sfida të veçanta, jo vetëm për Kosovën por për Boten, mbeten disa faktor, siç janë:

1. “Sjellja” e virusit në të ardhmen-modifikimet e mundshme dhe permutacionet e virusit me rrezik të rritjes së agresivitetit të virusit.

2. Kohë zgjatja e sakte optimale e imunitetit, që lenë virusi tek personat që kanë qenë të infektuar me Covid 19,

3. Rezultatet e hulumtimeve shkencore për zbulimin e vaksinës kundër virusit.

 Të tre këta faktor të përmendur mund të ndikojnë, varësisht nga kahja që marrin, në përmirësim ose përkeqësim të situatës epidemiologjike, e cila e ka kapluar Botën. Personalisht jam optimiste se situata nuk do të përkeqësohet në masë të madhe, prandaj edhe nuk do te ketë nevojë për ndonjë masë të jashtëzakonshme. Bota përgjatë historisë ka pasur situata shumë më të rënda epidemiologjike dhe i ka tejkaluar,…! Besoj se në muajt vijues, do te kemi ngritje të rasteve me Covid për shkak të temperaturave te ultë dhe mbylljes brenda të njerëzve, por jo edhe përkeqësime të rënda!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *