Personalisht nuk e mendoj se në zgjedhje duhet të shkohet vetëm pse dikush mendon vetëm për zgjedhjet.
Bashkim Hoxha,analistë lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të dialogut tha ;-“Delegacioni ynë para se të udhëtonte në Vashington, me sa mbaj në mend, në diskursin narrativ politik kundruall faktorit të brendshëm ka pasur një lloj qëndrimi sikur lente përshtypjen e një sensi të përafërt, për siç njihet në teorinë dhe praktikën e dialogëve si „hard liner“ (vija e ashpër) duke thënë se atje do të shkojë vetëm për marrëveshje politike që do të rezultonte me njohje reciproke. Mirëpo ekipi ynë në praktikë më tepër u dëshmua si një lloj „sëeper-i“ ( lëvizje nga qëndrimet e mëparshme ) ndaj zotimeve të veta para se të shkonte atje. Nuk është e tepërt nëse thuhet, fituam një lloj regresi në sferën e dialogut Kosovë-Serbi. Kosova nuk fitojë njohje nga Serbia e për pasojë rruga drejt anëtarësimin në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare me rëndësi jetike për shtetin tonë do të jetë më e gjatë. Premtimi i dhënë për njohje nga Izraeli, me gjithë rëndësinë e padiskutueshme, i ngjanë atij dushit të vakët për çështje freskimimi pas mbingrohjes tonë politike në situata zhgënjimi. -Personalisht që në fillim kam menduar, Avdullah Hoti, jashtë perceptimeve opinionbërëse për cilësitë e tija pozitiviste, atij i mungon përgatitja e nevojshme metodologjike për të krijuar dhe udhëhequr në aspekte drejtuese në fushëbetejën e taktikave negociuese që kanë të bëjnë me realizimin e synimeve strategjike në niveleve të larta të përballjeve politike me kundërshtarë të papërshtatshëm, siç është rasti ynë me Serbinë.
Në këtë rrethana të thellimit të venitjes së shpresave … e me këtë gjendje amullie në shumë sektorë të jetës politike, ekonomike shoqërore … me siguri që, përveç politikës opozitariaste, dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme do të rritet edhe te faktori qytetarë, përkatësisht votues. Personalisht nuk e mendoj se në zgjedhje duhet të shkohet vetëm pse dikush mendon vetëm për zgjedhjet. Interesin qytetar para së gjithash është ajo pjesa për të cilën duhet të mendojnë të gjithë, pa përjashtim.”qendrapress.com/