Personi që u gjet i vdekur në Zhur,mund të jetë Behamir Gavazaj,/1973/ishte zhdukur në shtator të vitit të kaluar
Një person është gjetur i vdekur në mesditën e sotme mbi fshatin Zhur tek vendi i quajtur “Polevica’. Sipas Policisë së Kosovës rasti është lajmëruar nga një dëshmitar, i cili kishte hasur një person të varur në litar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Shaqir Bytyqi, ka thënë se trupi i tij ka qenë i dekompozuar.
“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afërsi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis”, ka thënë ai për teve1.info.
Bytyqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Behamir Gavazaj i lindur më 1973, nga fshati Zhur i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 10 shtatori i vitit 2022.
Policia e Kosovës prej datës 19 shtator 2022 kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e prizrenasit./teve1.info/