Personi që u plagos mbrëmë në Klinë, vdes në QKUK
I plagosuri gjatë mbrëmjes së djeshme në Klinë, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Ai fillimisht ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe vdiq.
Siç njofton policia në raportin e saj 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe kanë sekuestruar një revole me katër fishekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Abedin Rexha, Klinë 16.06.2021 – 21:03. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi të që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull kosovar. Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë sekuestruar: një revole me katër fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.