Personi që u vra në Mitrovicë është 26-vjeçar

0

Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje.Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka treguar se personi që ka mbetur i vrarë është 26-vjeçar. “Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton policia.Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *